Protesta studentore para Kryeministrisë, situata qetësuar
Një grup studentësh dhe pedagogësh është mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme është e qetë, pasi forcat e policisë janë të pranishme në terren.

Një grup protestuesish vijon të mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në sheshin para Kryeministrisë. Deri më tani situata është e qetë, pasi nuk është shpërthyer asnjë përplasje. Forcat e shumta të policisë janë të pranishme në terren.
Protesta e sotme ka nisur në orët e paradites, kur studentët u bashkuan edhe me pedagogët, siç ishte njoftuar një ditë më parë. Edhe sot, ata i hodhën karriget, të cilat kryeministri i vendosi të merkurës kur i ftoi sërish në dialog studentët, si një shenjë refuzimi.
Protestuesit shfaqen të vendosur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestat e ditëve të mëparshme, protestat janë shoqëruar me tensione, kaos dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.