Ndjesia e parë më kujtoi Meduzën...
Kohët e fundit po shohim figura publike dhe historike të paraqitura në mënyra që ngrenë pikëpyetje mbi raportin mes lirisë artistike dhe respektimit të figurës që përfaqëson.

Kohët e fundit po shohim figura publike dhe historike të paraqitura në mënyra që ngrenë pikëpyetje mbi raportin mes lirisë artistike dhe respektimit të figurës që përfaqëson. Kemi parë Skënderbeun të deformuar, Bill Clintonin në Prishtinë, një realizim i cili sipas vlerësimit tim, nuk arrin të përcjellë bindshëm proporcioneve, karakterin e portretit, dhe shumë figura të tjera në vende të ndryshme. Sot, një tjetër figurë! Portreti i Aleksandër Moisiut në Universitetin me po të njëjtin emër në Durrës, i cili në shikimin e parë më solli në mend figurën mitologjike të Meduzës.
Në mitologji Meduza i kthente njerëzit në gur me shikimin e saj. Aleksandër Moisiu, për kundrazi, u jepte jetë personazheve përmes zërit, interpretimit dhe mjeshtërisë së tij skenike. Ironia është se, duke parë këto portrete të vendosur në ndërtesa të tij, mendja më shkoi te Meduza. Jo për shkak të historisë së Moisiut, por për shkak të përshtypjes që më la vepra.
Moisiu meriton të kujtohet për artin që krijoi, jo të bëhet pretekst për një veprë që ngre pyetje mbi mënyrën se si i përjetësojmë figurat tona të kulturore. Sepse të ndërosh një artist përmes artit është përgjegjësi, jo thjesht vendosje e një skulpture në hapësirën publike.
Sigurisht, arti bashkëkohor nuk ka detyrimin të kopejë realitetin dhe deformimi mund të jetë një zgjedhje e vetëdijshme artistike. Por kur bëhet fjalë për figura historike dhe personalitete që përfaqësojnë një identitet kulturore, lind një pyetje thelbësore: ku mbaron liria artistike dhe ku fillon përgjegjësia për figurën që po i prezantojmë publikut?