Aktualitet
Tension në protestën në Bulevard, efektivët Shqiponja mbërrijnë në zonë
Protestë në Bulevard, hedhje molotovëve dhe prania e forcave speciale të policisë.

Situata paraqitet e tensionuar gjatë protestës në Bulevard, ku në zonë kanë mbërritur edhe efektivë të forcave speciale të policisë “Shqiponja”. Prania e forcave të policisë vjen në një moment tensioni gjatë tubimit, ndërsa situata në terren po ndiqet nga autoritetet. Pas një dite të gjatë në qetësi, duket se kanë nisur tensionet e para përpara Kryeministrisë. Në drejtim të godinës është hedhur një kapsollë dhe më pas nisën molotovët, ndërsa protestuesit vendosën të djegin një karrige.