Deklarata unanime e BE-së kundër Memorandumit Turqi-Libi: Është i pavlefshëm dhe shkel të drejtat sovrane të shteteve të treta
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë të Memorandumit Turqi-Libi për delimitimin e juridiksioneve detare në Mesdheun Lindor.

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë të Memorandumit Turqi-Libi për delimitimin e juridiksioneve detare në Mesdheun Lindor. Deklarata unanime e BE-së thotë se memorandumin është i pavlefshëm dhe shkel të drejtat sovrane të shteteve të treta.
Sipas deklaratës, Memorandumi i Mirëkuptimit midis Turqisë dhe Libisë shkel të drejtat sovrane të shteteve të treta dhe nuk përputhet me Ligjin e Detit. BE-ja ka një interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe u bën thirrje të gjitha vendeve të respektojnë të drejtat sovrane të të gjitha Shteteve Anëtare, në përputhje me ligjin e BE-së dhe ligjin ndërkombëtar, përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.