Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Itali, një ushtar humb jetën
Një ushtar italian 46-vjeçar ka humbur jetën pasi një pemë e rrëzuar nga erërat e forta ra mbi makinën e tij në Itali.
Një ushtar 46-vjeçar italian humbi jetën, kur një pemë e rrëzuar nga erërat e forta ra mbi makinën e tij teksa po shkonte në punë në Jesolo, pranë Venecias. Ngjarja ndodhi teksa një valë stuhish përfshiu Italinë, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të vendit.
Sot, autoritetet vendosën rajonin e Ligurias dhe pjesë të pesë rajoneve të tjera, Piemontit, Venetos, Friuli-Venezia Giulias, Lazios dhe Kampanias, nën alarmin portokalli për mot të keq. Shkencëtarët i thanë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë më të shpeshta dhe më të rënda ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.