Automjeti shkrumbohet në aksin Kardhiq-Delvinë, një person plagoset rëndë
Një automjet ka shkrumbuar në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, duke plagosur rëndë një person. Drejtuesi i automjetit, një burrë 37-vjeçar, ka pësuar djegie të rënda dhe është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ku një automjet ka shkrumbuar dhe një person është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në një vend të quajtur "Skërficë", ku një automjet tip "Volkswagen" Touran, me drejtuesin Maridon Dhuli, 37 vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, ka marrë zjarr.
Zjarri ka shkaktuar djegie të rënda në drejtuesin e automjetit, i cili është shpëtuar me ndihmën e kalimtarëve të rastit. Një nga ata, një qytetar i Sarandës, Sokol Ahmetaj, i cili po kthehej nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet. Ai ka njoftuar edhe spitalin dhe sherbimet e qarkullimit rrugor për të marrë ndihmë.
Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, drejtuesi i automjetit është transportuar me ambulacë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.