Politikë
Grupi Parlamentar i PD dënon dhunën shtazarake ndaj studentëve dhe shantazhin e kryeministrit të delegjetimuar
Belind Këlliçi, përfaqësues i Grupit Parlamentar të PD, ka dënonj dhunën shtazarake ndaj studentëve dhe shantazhin e kryeministrit të delegjetimuar.

Sot është dita e 10 që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore. Shteti është kapur nga pushteti absolut i Ramës. Kjo lëvizje është revolte ndaj modelit të krijuar nga Rama që po e largon Shqipërinë nga e ardhmja europiane. Grupi parlamentar i PD do mbetet në krah të studentëve dhe çdo qytetari që proteston për dinjitet. Dënojmë dhunën shtazareka studentëve, reprezaljet që u bëhen të rinjve dhe të rejave dhe shantazhin që kryeministri deligjitimuar ka kryer çdo ditë.