Kuvendi kalon në votimin e projektligjeve, pas bllokimit të foltoreve nga opozita
Kuvendi shqiptar ka kaluar në votimin e projektligjeve, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe penguan zhvillimin e seancës plenare.

Kuvendi shqiptar ka kaluar në votimin e projektligjeve, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe penguan zhvillimin e seancës plenare. Sapo seanca nisi dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, filloi të lexonte rendin e ditës, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren.
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog për të tretën ditë radhazi, duke vendosur disa stola guri para Kryeministrisë me mbishkrimin "Dialog". Gjatë dy ditëve të fundit, kryeministri kishte vendosur karrige para zyrës së tij, të cilat u thyen nga protestuesit. Maxhoranca ka deklaruar se axhenda e ligjeve që lidhen me integrimin dhe negociatat me Bashkimin Europian nuk mund të humbasë kohë dhe të mbetet peng i asaj që i cilëson si dhunë të elementeve destabilizuese që punojnë kundër Shqipërisë.