Gjykata cakton afatin për vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj Metës dhe Kryemadhit
Gjykata ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit të vazhdojë pa praninë e avokatëve, nëse ata vazhdojnë bojkotin e seancave.

Gjykata ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit mund të vazhdojë pa praninë e avokatëve, nëse ata vazhdojnë bojkotin e seancave. Vendimi vjen pas bojkotit të avokatëve mbrojtës, i cili ka penguar zhvillimin normal të procesit ndaj ish-presidentit dhe ish-bashkëshortes së tij. Nëse avokatët vazhdojnë bojkotin, trupa gjykuese do të zbatojë vendimin për vazhdimin e procesit, ndërsa mbetet e paqartë se si do të sigurohet përfaqësimi ligjor i të pandehurve. Seanca e ardhshme, e caktuar për 29 tetor, pritet të percaktojë mënyrën se si do të vijojë gjykimi ndaj Metës dhe Kryemadhit.