Rama bën humoristin në Mal të Zi, ndërsa Shqipëria është në kaos
Kryeministri Edi Rama është në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, ndërsa në Shqipëri protestat studentore kanë hyrë në ditën e dhjetë dhe Kuvendi është përfshirë nga përplasjet mes deputetëve.

Kryeministri Edi Rama është në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, ndërsa në Shqipëri protestat studentore kanë hyrë në ditën e dhjetë dhe Kuvendi është përfshirë nga përplasjet mes deputetëve. Sapo mbërriti në samit, kryeministri ka komentuar praninë e helikopterëve të sigurisë, duke e kthyer deklaratën e tij në një moment humoristik.
“Në fakt, i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen”, u shpreh Rama përpara gazetarëve. Ai vijoi duke shprehur kenësinë për pjesëmarrjen në takimin ndërkombëtar. “Ndjehem mirë që jemi këtu sërish për Procesin e Berlinit. Një ritual i përvitshmë këtë vit po zhvillohet në këtë vend jashtëzakonshëm. Dhe çfarë duhet të them më shumë? Jam këtu dhe i lumtur të vazhdoj me miqtë që janë në pritje”, deklaroi kryeministri.
Deklaratat e Rames në Budva përkojnë me një situatë të tensionuar politike dhe protestash në Tiranë. Jashtë Kuvendit, protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, duke shtyerë gardhet metalike që rrethojnë godinën e Parlamentit. Policia ka vendosur forca të shumta dhe autobotë me ujë për të kontrolluar situatën. Brendësia e sallës së Kuvendit, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren, vendosën karriget mbi tavolinë dhe protestuan me thirrjet “Ju erdhi fundi!”.