Refuzimi i dialogut: Rama ndan pamjet, "pedagogët" erdhën përsëri
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihen protestuesit duke rrëzuar ulëset prej betoni, të cilat mbanin ftesën për dialog para Kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihen protestuesit duke rrëzuar ulëset prej betoni, të cilat mbanin ftesën për dialog para Kryeministrisë. "Dhe "pedagogët" erdhën përsëri…", shkruan Rama krahas videos së postuar. Protestuesit e mbledhur sot para Kryeministrisë kanë rrëzuar ulëset prej betoni si një shenjë refuzimi për dialog me kryeministrin. Bashkë me studentët sot në protestë ishin edhe pedagogët, të cilët përsëriten kërkesën për dorëheqjen e Ramës. Ata janë vendosur para Kryeministrisë të ulur këmbëkryq duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.