Protesta/ “Të shtunën s’do të ndodhë asgjë!”, Meçe: Qytetarët e Tiranës e kanë bojkotuar Berishën, janë distancuar nga dhuna!
Analisti Arben Meçe ka deklaruar se protestat e fundit në Tiranë janë akte terroriste dhe antishqiptare, duke u drejtuar ndaj pronës private dhe shtetit.

Analisti Arben Meçe ka komentuar protestat e fundit në Tiranë, duke i cilësuar aktet e dhunshme si terroriste dhe antishqiptare. Sipas tij, sulmet janë drejtuar ndaj pronës private dhe shtetit. Meçe u shpreh se qytetarët e Tiranës janë distancuar nga protestat e dhunshme, duke e interpretuar këtë si një bojkot ndaj Berishës.
Sipas Meçes, në protestën e të shtunës nuk ka për të ndodhur asgjë, sepse qytetari është distancuar nga aktet e dhunshme. “Janë akte terroriste me burim dhe origjinë në Rusi. Vala goditëse u drejtua ndaj pronës private dhe shtetit. Qytetari i Tiranës e ka dhënë mesazhin, e ka bojkotuar Berishën. Dy ditët e fundit ke vetëm militantë politikë dhe nuk ke qytetarë. Nesër nuk do të ndodhë asgjë, sepse qytetari është distancuar nga aktet e dhunshme terroriste, antishqiptare. Është edhe militant i PD-së, ku sekti berishian këtij personi, në shërbim të interesave serbo-ruse, i ka vënë kufirin te thana.”