Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion

1 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Qytetarët po vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrisë në protestën studentore, e cila shënon ditën e saj të 10-të.

Foto nga burimi: Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion

Qytetarët edhe pasditen e kësaj të enjte po vijonë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrës në protestën studentore e cila shënon ditën e saj të 10-të. Për disa orë situata ishte e qetë, teksa tensionet kanë vijuar pak minuta më parë. Policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë më ujë protestuesit të cilët largohen përkohësisht dhe më pas rigrumbullohen. Protesta e të rinjve ka nisur që në orën 09:00 përpara Parlamentit, ku një orë më pas nisi seanca plenare e cila u pasua me tensione dhe debate. Ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh të shtunën e 24 tetorit. Në njoftimin e shpërndarë, me slloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, bëhet me dije se vendtakimi do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu theksohet se kjo protestë do të jetë rinore, popullore dhe e diasporës.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.