Zuckerberg kërcënon me largim nga Kalifornia, shkak miratimi i taksës 5% për pasurinë e miliarderëve
Mark Zuckerberg mund të largohet nga Kalifornia nëse miratohet propozimi për vendosjen e një taksë të poseçme mbi pasurinë e miliarderëve.

Mark Zuckerberg, drejtuesi i kompanisë Meta, po shqyrton mundësinë të largohet nga Kalifornia nëse miratohet propozimi për vendosjen e një taksë të poseçme mbi pasurinë e miliarderëve. Kompania Meta ka bërë të ditur se Zuckerberg po shqyrton këtë mundësi, ndërsa paralelisht po vlerëson edhe shitjen e disa pronave të paluajtshme që zotëron në këtë shtet.
Propozimi për taksën ka shkaktuar kundërshtime mes disa prej figurave të njohura të industrisë së teknologjisë, të cilat po përpjekin të pengojnë miratimin e saj. Edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është shprehur kundër kësaj mase, duke paralajmëruar se ajo mund të nxise largimin e investitorëve të pasur dhe të ndikojë negativisht në ekonominë dhe buxhetin e shtetit.