Tatimet identifikojnë 127 biznese të dëmtuara, dëmet vlerësohen në 2.15 mln euro
Tatimet kanë identifikuar 127 biznese të dëmtuara, me vlerë të dëmeve të përgjithshme të 2.15 milionë eurosh. Procesi i evidentimit dhe vlerësimit i dëmeve vazhdon.

Administrata Tatimore ka njoftuar se ka identifikuar deri tani 127 biznese të dëmtuara, me një vlerë totale të dëmeve prej 2.15 milionë eurosh. Nga subjektet e identifikuara, 55 janë evidentuar përmes verifikimeve në terren nga administrata tatimore, ndërsa 72 të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik "Dëmi im".
Tatimet bejnë se procesi i evidentimit dhe vlerësimit i dëmeve vazhdon, si përmes kontrolleve në terren, ashtu edhe nëpërmjet shqyrtimit të raportimeve të paraqitura nga bizneset. Qëllimi është përditësimi dhe saktësimi i të dhënave mbi dëmet e shkaktuara në njësitë tregtare.
Administrata Tatimore ka bërë thirrje biznesave të prekura të përdorin shërbimin e dedikuar "Dëmi im" në portalin e-Albania për të raportuar dëmet e shkaktuara në aktivitetin e tyre. Dëmet janë shkaktuar gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, ku janë dëmtuar ambiente dhe njësiti tregtare, duke shkaktuar biznesave humbje materiale.