Frrok Çupi: Rama është përgjegjës për mungesën e medias publike
Analisti Frrok Çupi ka thënë se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për mungesën e medias publike në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka vënë në shënjestër rolin e disa televizioneve në pasqyrimin e protestave dhe ndikimin e tyre në situatën në vend. Ai ka publikuar një tabelë ku Shqipëria renditet e para për numrin e policëve të plagosur dhe e fundit për protestuesit e lënduar, duke akuzuar disa televizione se kanë shtrembëruar të vërtetën dhe kanë përshkallëzuar situatën.
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka thënë se marrëdhënia mes politikës dhe ekraneve në Shqipëri ka një histori të gjatë, që shtrihet përgjatë tri dekadave. Ai theksoi se Rama është një përgjegjës për mungesën e medias publike në Shqipëri.
“Për të shkuar deri te ekranet është histori e gjatë, që për vendin tonë ka zgjatur prej tre dekadash. Nuk e kam besuar asnjëherë se politika hyn në lirinë e medias as me armë, as me dhunë, ajo periudhë kaloi në represionin e Berishës. Kjo është fitore shumë e madhe që Edi Rama merrte konkretisht. Tani që kjo gjë shkaktoi Shqipërisë një vdekje klinike. Duhet të gjejmë çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhet bërë. Duhet bërë si me Policinë, si me ligjin, si me gjykatat. Unë s’e konsideroj fajtor, por e konsideroj përgjegjës shumë të madh. Edi Rama, për mua, mban tërë përgjegjësinë e mungesës së një medie publike në Shqipëri”, tha Çupi.