Sport

Ish futbollistët italianë pezullohen për shpërbërje të ligjit

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Gjykata Federale Kombëtare në Itali sanksionoi dy ish futbollistët Simone Pepe dhe Giuseppe Sculli me 18 muaj pezullim dhe 20 mijë euro gjobë për shpërbërje të ligjit.

Foto nga burimi: Shtireshin si agjentë sportivë, ish futbollistët pezullohen dhe rrezikojnë dënim penal

Gjykata Federale Kombëtare në Itali sanksionoi me 18 muaj pezullim dhe 20 mijë euro gjobë dy ish futbollistët, Simone Pepe dhe Giuseppe Sculli, pasi shtireshin si agjentë sportivë si edhe për negocimin e marrëveshjeve ekonomike dhe pjesëmarrjen e lidhjes së kontratave pa pasur licencën e nevojshme. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Federata Italiane e Futbollit që thekson gjithashtu se është sanksionuar me 18 muaj pezullim dhe 20 mijë euro gjobë edhe avokati Alessandro Buccieri, ortak në minorancë në kompaninë SP Management Srl. Sipas asaj që publikon e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’, Sculli dhe Peppe, pasi panë që disa futbollistë mes të cilëve Favasulli dhe Davide Betella i revokuan prokurën, dyshohet se tentuan të kërkojnë pagesën e një penaliteti prej qindra mijëra eurosh për ndërprerje të parakohshme të mandatit. Dhe për këtë arsye të dy ish futbollistët janë nën hetim penal për ushtrim të paligjshëm të profesionit dhe tentativë zhvatjeje.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.