Rrezik për sulme sabotazhi nga Rusia/ Kamberi: Europa po ndryshon qasje, nga përpjekjet për paqe te përgatitjet për “luftë”!
Komentuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, analizoi ndryshimin e qasjes së Europës përballë zhvillimeve të sigurisë dhe tensioneve me Rusinë. Ai theksoi se për shumë vite Europa ka promovuar paqen si vlerën kryesore për të cilën ia vlen të punohet dhe të luftohet, por situata aktuale duket se ka ndryshuar, duke e orientuar kontinentin drejt përgatitjeve për një skenar të mundshëm konflikti.

Kamberi tha se kjo qasje e re po reflektohet te vende të ndryshme, si anëtare të Bashkimit Europian, ashtu edhe te shtete me peshë më të vogël, të cilat po përgatiten për një realitet të ri të sigurisë. Ai shtoi se deklaratat që vijnë nga Moska shpesh janë shoqëruar me ironi për këtë përgatitje që Europa po bën, dhe se Rusia thotë se nuk ka synim për të sulmuar Europën, por që po përjetojnë edhe një periudhë që kalon në një luftë nervash.