Serbia drejt zgjedhjeve vendimtare, studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiçit
Studentët serbë, që prej vitit 2024, protestojnë kundër korrupsionit dhe mungesës së transparencës, duke sfiduar pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiçit. Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në Beograd në mbështetje të studentëve, duke krijuar një klimë të fortë polarizimi politik.

Fushata zgjedhore në Serbi është mbyllur në një klimë të fortë polarizimi politik, ndërsa lëvizja studentore po shfaqet si sfiduesja kryesore e pushtetit të Aleksandar Vuçiçit. Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në Beograd në mbështetje të studentëve, të cilët prej vitit 2024 protestojnë kundër korrupsionit dhe mungesës së transparencës, pas tragjedisë në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona nga shembja e një strukture.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, studentët garojnë përmes listës së tyre zgjedhore, duke synuar të japin fund dominimit politik të partisë në pushtet. Megjithatë, procesi zhvillohet mes akuzave për frikësim të aktivistëve, keqpërdorim të burimeve publike dhe mungesë të kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Rezultati pritet të jetë i ngushtë, duke shtuar shqetësimet për mundësinë e kontestimit të votës dhe tensioneve pas zgjedhjeve. Procesi do të monitorohet nga vëzhgues ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit Evropian.