Lita i bindur për vazhdimësinë e protestës: Do të ketë valë të dytë dhe të tretë
Gazetari Lavdrim Lita ka paralajmëruar se protestat studentore do të vazhdojnë dhe se reagimi qytetar do të riorganizohet pasi pakënaqësitë e tyre janë të mëdha.

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ka folur lidhur me protestat studentore dhe shpërblimin e forcave të rendit. Ai theksoi se VKM për shpërblimin e efektivëve është antikushtetuese dhe se këto kompetenca për shpërblimet i takojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe jo kryeministrit. Lita paralajmëroi se tubimet do të vijojnë dhe se reagimi qytetar do të riorganizohet pasi sipas tij pakënaqësitë e tyre janë të mëdha. Ai tha se shpërblimet i kanë kot sepse ajo VKM-ja që kanë prodhuar është antikushtetuese dhe se ligji për policinë e shtetit nuk e thotë se kryeministri mund të japi shpërblime për policinë deri në tre paga. Lita gjithashtu tha se nuk ka në asnjë vend të botës që thotë 2500€ si shpërblim për policinë dhe se ky është një tur pi jashtëzakonshëm.