Mbrëmja e keqe për kuqezinjtë, kapitullimi i Milanit nis nga duart e Maignan
Mbrëmja e Europa League ka qenë e keqe për Milanin, e cila u mposht me rezultatin 3-0 nga Bournemouth. Gjithçka nisi keq me një penallti të shkaktuar nga Koni De Winter, por goditja fatale erdhi kur portieri Mike Maignan kreu një gafë të pafalshme duke shtyer goditur në fytyrë Tyler Adams përpara ekzekutimit të një goditjeje.

Mbrëmja e Europa League ka qenë e keqe për Milanin, e cila u mposht me rezultatin 3-0 nga Bournemouth. Gjithçka nisi keq me një penallti të shkaktuar nga Koni De Winter, por goditja fatale erdhi kur portieri Mike Maignan kreu një gafë të pafalshme duke shtyer goditur në fytyrë Tyler Adams përpara ekzekutimit të një goditjeje. Arbitri i tregoi menjëherë kartonin e kuq portierit francez dhe akordoi penallti pasi topi ishte tashmë në lojë, të cilën Marcus Tavernier e dërgoi në rrjetë për 2-0. Me dhjetë lojtarë dhe me moralin në tokë, Milani nuk mundi të reagonte dhe në pjesën e dytë pësoi edhe golin e tretë nga Amine Adli, duke vulosur një natë për t'u harruar.