Protesta tregoi fytyrën e vërtetë të Ramës, i vë në pikëpyetje mandatin
Gazetarja Klodiana Lala komentoi protestat e fundit që po zhvillohen në vend dhe tha se protesta e fundit tregoi fytyrën e vërtetë të Ramës, që arriti deri aty sa u detyrua të shtrije dorën për dialog.

Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot protestat e fundit që po zhvillohen në vend. Ajo u ftua në emisionin "Të paekspozuarit" dhe u ndal edhe te ndikimi i këtyre protestave te pozita politike e kryeministrit Edi Rama.
Sipas Lalës, protesta e fundit tregoi fytyrën e vërtetë të Ramës, që arriti deri aty sa u detyrua të shtrije dorën për dialog. Gazetarja nënvizoi se ky hap u ndërmor nga kryeministri pasi në rast se situata rikthehet, i vë në rrezik vijimësinë në krye të qeverisë.
"Protesta e flamingove e vuri pak në vështirësi Ramën, por ai përdori terma për të përbuzur. Protesta e fundit, së pari, tregoi fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, një njeri që është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të tërheqë zvarrë 15-vjeçarë etj. Rama u detyrua të shtrije dorën për dialog, sepse, nëse kjo situatë i rikthehet, kjo e vë në pikëpyetje vijimësinë e Ramës në krye të qeverisë", tha Lala.