47-vjeçari i arrestuar në Rinas, akuzuar për plagosjen e një 22-vjeçarit dhe vjedhjen e makinës
Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në aeroportin e Rinasit, i cili është akuzuar për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e makinës së tij në Lezhë.

Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në aeroportin e Rinasit, i cili është akuzuar për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e makinës së tij në Lezhë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i arrestuari është Klodian Ndoj, 47 vjeç, banues i fshatit Sanxhak, i cili u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga territori shqiptar. Operacioni u realizua nëpërmjet bashkëpunimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas. Ngjarja për të cilën akuzohet 47-vjeçari ndodhi në korrik të këtij viti, në fshatin Sanxhak. Sipas hetimeve, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Ndoj dyshohet se plagosi me armë zjarri shtetasin V.P., 22 vjeç, dhe me pas i vodi automjetin. Në gusht, Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.