Karakaçi: Sportelet e Postës Shqiptare janë të hapura për qytetarët
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vizituar zyrën postare nr. 5 në Tiranë dhe ka theksuar se sportelet e Postës Shqiptare janë të hapura për qytetarët.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vizituar zyrën postare nr. 5 në Tiranë dhe ka theksuar se sportelet e Postës Shqiptare janë të hapura për qytetarët. Karakaçi ka deklaruar se shërbimi në sportelet e Postës Shqiptare për qytetarët vijon normalisht, sipas orareve të përcaktuara.
Karakaçi ka theksuar se Posta Shqiptare është një institucion i konsoliduar dhe i vjetër shqiptar dhe se është e rëndësishme të jepet mesazhi që shërbimet vazhdojnë, nuk ndalohen. Ministri ka falënderuar punonjësit për përkushtimin dhe garantimin e vijimësisë së shërbimit edhe në ditët e pazakonta të shoqëruara me protesta.
Gjithashtu, Karakaçi ka shprehur se shërbimet pranë postes shqiptare pritet të zgjerohen më tej, me shitjen e policave të sigurimit në sportelet postare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për shpërndarjen e pakove të tregtisë elektronike.