Elisa Spiropali i rikthehet llogarive të Facebook-it: "S'ka natë që s'ka të gdhirë"
Elisa Spiropali ka rikthyer llogaritë në Facebook, pas disa ditësh bllokim. Ajo ka shkruar një mesazh për të shpërbluar përkrahësit.

Pas detyrës së re në Parlament, Elisa Spiropali i rikthehet llogaria në Facebook. Ajo ka shkruar një mesazh për të shpërbluar përkrahësit. "Mbrëmje të qetë dhe mos harroni, s'ka natë që s'ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë. Faqja u kthye dhe mund të më shkruani si gjithmonë", shkruan Spiropali. Ndërkohë, në seancën plenare të së enjtes, të zhvilluar mes tensioneve dhe protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare.