"Piranjat "gozhdojnë" deputetët: Si mund të identifikohet efektivi në rast të një ankese për përdorim të tepërt të forcës apo dhunë gjatë arrestimit?"
Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë të jenë në fokus të medias, pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestat do të shpërblehen me 2.500 euro. Pamjet nga terreni tregojnë se efektivët janë të maskuar dhe të pajisur me masa mbrojtëse, por numri i identifikimit të tyre nuk dallohet. Kjo ka ngritur pyetjet për transparencën dhe përgjegjësinë e tyre gjatë përballeve me protestuesit dhe arrestimeve.

Gati për ndërhyrje, por me një detaj që nuk kalon pa u vënë re, numri individual i identifikimit, RMIS, i cili në pjesën më të madhe të këtyre punonjësve nuk dallohet. Përtej kësaj uniforme dhe personave të paidentifikuar, që qëndrojnë njerëz duke ushtruar detyrën në formën më njerëzore, të gjithëve na ka lindur një pyetje thelbësore. Si mund të identifikohet efektivi në rast të një ankese për përdorim të tepërt të forcës apo dhunë gjatë arrestimit? Sepse, në të vërtetë, pajisjet mbrojtëse mund të jenë pjesë e ndërhyrjes policore, por identifikimi, dhenia e llogarisë dhe sjellja e tyre janë ato që duhet ta bëjnë çështjen më transparente. 2.500 euro shpërblim, por sa garanci kanë qytetarët se çdo efektiv do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si sillet me ta?