VIDEO/ Protesta kombëtare në Dibër, policia kontrollon automjetet që udhëtojnë drejt Tiranës
Protesta kombëtare në Dibër, policia kontrollon automjetet që udhëtojnë drejt Tiranës.

Protesta kombëtare e ditës së sotme në Dibër është shoqëruar me kontrolla të shtuara të policisë në Rrugën e Arbrit. Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë dislokuar përpara hyrjes së tunelit të Murrizit, duke vëzhguar dhe kontrolluar automjetet që lëvizin drejt Tiranës. Efektivët kanë ndaluar disa automjete për verifikim, mbi dyshimet se në to mund të udhëtonin persona që mund të shkaktonin incidente gjatë protestës. Megjithatë, deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë dhe as janë identifikuar persona që paraqesin rrezik për sigurinë. Qytetarët nga qarku i Dibrës po udhëtojnë kryesisht me automjete private drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës kombëtare.