Kontrolla e ngushtë në Rrugën e Arbrit përpara protestës kombëtare në Tiranë
Policia ka shtuar kontrolla në Rrugën e Arbrit përpara protestës kombëtare në Tiranë, ku qytetarë nga qarku i Dibrës po udhëtojnë drejt kryeqytetit për të bashkuar protestuesit.

Policia ka shtuar kontrolla në Rrugën e Arbrit përpara protestës kombëtare në Tiranë, ku qytetarë nga qarku i Dibrës po udhëtojnë drejt kryeqytetit për të bashkuar protestuesit. Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë vendosur përpara hyrjes së tunelit të Murrizit, duke ushtruar kontrolla ndaj automjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës.
Gjatë kontrollave, efektivët kanë ndaluar disa automjete për verifikim, nën dyshimet se në to mund të udhëtojnë persona që mund të shkaktojnë incidente gjatë tubimit. Megjithatë, deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë dhe nuk janë identifikuar persona që paraqesin rrezik për sigurinë.
Ndërkohë, qytetarët nga qarku i Dibrës po udhëtojnë kryesisht me automjete private drejt Tiranës për të u bashkuar protestës kombëtare. Kontrollat policore po zhvillohen në një kohë kur në kryeqytet pritet pjesmarrja e protestuesve nga rrethet e ndryshme të vendit.