Shtunë e qetë në Tiranë, protesta nuk u mbajt
Qytetarët në Tiranë vazhdojnë jetën normalisht, ndërkohë që ishte parashikuar që të mbahej protestë kombëtare.

Teksa këtë të shtunë, 24 tetor, ishte parashikuar që të mbahej protestë kombëtare në Tiranë. Megjithatë, situata në kryeqytet është e qetë dhe bulevardet janë të boshatisur. Gazetarja e ABC News, Bleona Prengezaj, raporton se qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në të njëjtin moment, gazetarja Ajgena Korbi, nga "Rruga e Durrësit", para Ministrisë së Arsimit, atje ku fillimisht nisën protestat e dhunshme, raporton se situata është gjithashtu e qetë dhe qarkullimi i automjeteve vazhdon pa pengesa.