Protestuesit e maskuar godasin Ministrinë e Arsimit
Protestat e të rinjve mbledhën përpara Ministrisë së Arsimit, ku një grup i protestuesve, të mbështetur nga të miturve, kanë nisur të godasin gurë drejt objektit.

Protestat e të rinjve mbledhën përpara Ministrisë së Arsimit, ku një grup i protestuesve, të mbështetur nga të miturve, kanë nisur të godasin gurë drejt objektit. Pas 40 minutash qetësi, protestuesit kanë nisur të godasin me gurë drejt Ministrisë së Arsimit, që aktualisht është nën mbikëqyrjen e Policisë. Forcat e rendit nuk kanë reaguar. Përveç të miturve, nuk mungojnë edhe persona me maska. Bien në sy protestues që, pavarësisht apelit të kryeministrit, mbajnë maska. Autoboti qëndron në gatishmëri, ndërkohë që protestuesit po nisin të marshojnë në fillim të Rrugës së Durrësit.