Aktualitet
Protesta në Tiranë, njëri prej protestuesve ngjitet në dritaret e Bashkisë së Tiranës
Protesta në Tiranë vazhdon, me protestues të përqendruar në disa pika të qytetit, duke përfshirë lulishten e sheshit "Skënderbej" dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Disa protestues i janë afruar godinës së Bashkisë së Tiranës, ndërsa njëri prej tyre është ngjitur në dritaret e saj. Ndërkohë, protesta në kryeqytet vijon, me protestues të përqendruar në disa pika të qytetit, mes tyre në lulishten e sheshit “Skënderbej” dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.