Aktualitet
Protestuesit hedhin fishekzjarrë te Bulevardi, zona mbushet me tym
Protesta në Tiranë vazhdon të jetë e tensionuar, me hedhjen e fishekzjarrëve dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

Protesta në Tiranë vazhdon të jetë e tensionuar. Autoboti i ujit është vendosur në mes të rrugës në Bulevard, ndërsa protestuesit nuk kanë ndalur hedhjen e fishekzjarrëve në drejtim të efektivëve të policisë dhe mjetit të tyre. Si pasojë e incidenteve, e gjithë zona është mbushur me tym, duke vështirësuar dukshmërinë në terren. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë, ndërsa më herët policia u është kundërpërgjigjur hedhjes së fishekzjarrëve me gaz lotsjellës.