Faik Basha: Arlind Qori dhe grupi i tij, heqin maskat dhe viktimizohen për të fituar simpatinë e masës
Eksperti i sigurisë, Faik Basha, thotë se Arlind Qori dhe grupi i tij heqin maskat dhe viktimizohen për të fituar simpatinë e masës dhe destabilizimin e vendit.

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, thotë se Arlind Qori dhe grupi i tij heqin maskat dhe viktimizohen për të fituar simpatinë e masës dhe destabilizimin e vendit. Basha tha në një intervistë për "Breaking News" në ABC News se ata shpërndajnë informacione të rreme për të fituar simpatinë e masës dhe qëllimi i tyre është destabilizimi i vendit.
"Arlind Qori dhe grupi i tij, ndryshe nga llojet e revolucioneve, tashmë ka ndryshuar gjithçka. Simpatia e publikut, është gjëja kryesore e këtyre organizatave. Heqin maskat dhe viktimizohen. Shpërndajnë informacione të rreme. Ditën e shtunë, kishte informacione që thonin ka tre fëmijë të vrarë. Kjo maksimizon grupin, kjo i jep mundësinë grupit të dalë si i keqtrajtuar. Bëjnë video dhe pastaj ngrihen dhe nuk kanë asnjë lloj gjëje. Është thjesht skenë xhirimi për të fituar simpatinë e masës. Janë të trajnuar, kanë marrë trajnime të mirëfillta sesi do të organizohen. Qëllimi i vetëm është destabilizim. Misioni i tyre, ose do e fitojmë të gjithën, ose do e shkatërrojmë të gjithën. Mund të themi për organizata. Unë besoj se kjo do të marrë fund shumë shpejt. Lëvizjet janë të komanduara. Tani na del seli që luan rolin e komandimin e kontrollit. Tentativa për të cënuar sigurinë kombëtare është e rëndë", theksoi ai.