Aktualitet

Pedagoge qëllohet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Një pedagoge ka deklaruar se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës studentore në Tiranë. Ajo po ndihmonte dy të moshuar të pastronin sytë me ujë fiziologjik, pasi ishin prekur nga gazi lotsjellës.

Foto nga burimi: Qëllohet me plumb gome pedagogia gjatë protestës në Tiranë: Po ndihmoja dy të moshuar të pastronin sytë me ujë fiziologjik

Një pedagoge ka deklaruar se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës studentore në Tiranë. Ajo po ndihmonte dy të moshuar të pastronin sytë me ujë fiziologjik, pasi ishin prekur nga gazi lotsjellës. Pedagogia e cila thotë se punon prej 25 vitesh si profesoreshë në universitet, shprehet se u qëlloj në një lulishte. Ajo ishte larg zonës ku po zhvilloheshin përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë. "Duke ndihmuar njerëzit, ja dhe plumbi i gomës. Në lulishte duke ndihmuar dy të moshuar. Unë kam dalë për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për mua. Jam profesoreshë në universitet prej 25 vitesh. Vetëm për të ndihmuar njerëzit kam dalë, për asgjë tjetër", u shpreh ajo.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.