Protesta në Tiranë: Marshime drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit
Protestuesit janë rikthyer në qendër të Tiranës dhe marshojnë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, duke u ndarë në disa grupe për të protestuar në drejtim të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Protesta në Tiranë vazhdon të jetë e tensionuar, me protestuesit që marshojnë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Pjesa më e madhe e protestuesve po marshon drejt Kryeministrisë, ndërsa një grup tjetër ka marrë drejtimin e Rruges së Durrësit për të mbërritur në Ministrinë e Arsimit.
Situata është e tensionuar, me raporte për përplasje mes protestuesve dhe efektivët e policisë. Gjatë incidenteve, janë raportuar hedhje bombash molotov nga protestuesit dhe përdorim i gazit lotsjellës nga forcat e rendit.
Lëvizjet e turmës vijnë pas përplasjeve të regjistruara pranë Ushtarit të Panjohur, ku protestuesit tentuan të marshonin drejt Parlamentit dhe hodhën fishekzjarre në drejtim të efektivëve. Më herët, protestuesit bllokuan edhe qarkullimin në kryqëzimin e Nëntëkatësheve, duke vendosur kosha mbeturinash në rrugë.
Protesta vazhdon të shtrihet në disa zona të kryeqytetit, ndërsa forcat e policisë mbeten të dislokuara në akset kryesore për të kontrolluar situatën.