Tensionet në Unazë: Policia ndërhyr në protestën e madhe në Tiranë
Tensionet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur në Unazën e Tiranës, ku policia ka ndërhyrë me automjetet dhe furgonët për të bllokuar rrugën dhe të ndaluar avancimin e turmës.

Tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur në Unazën e Tiranës, ku efektivët kanë dalë përballë protestuesve që po marshonin nga zona e Vasil Shantos. Sipas informacioneve nga terreni, policia ka ndërhyrë me automjetet dhe furgonët për të bllokuar rrugën dhe të ndaluar avancimin e turmës.
Gjatë ndërhyrjes, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotshqellës dhe ujë me presion në drejtim të protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Situata është tensionuar në momentin kur protestuesit janë përballuar me forcat e policisë, të cilat kishin zënë pozicione në aksin rrugor.
Ndërhyrja në Unazë vjen pas marshimit të një numri të madh protestuesish nga kryqezimi i “21 Dhjetorit” drejt zonës së Vasil Shantos. Ndërkohë, grupe të tjera protestuesish vijojnë të jenë shpërndara në akse të ndryshme të kryeqytetit, ku gjatë orëve të fundit janë regjistruar përplasje me policinë dhe bllokime të qarkullimit rrugor.