Policia reagon për protestën e dhunshme: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Policia e Shtetit ka reaguar ndaj protestës sotme, duke dënuar akte të dhunës ndaj efektivëve dhe institucioneve.

Policia e Shtetit ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa ka paralajmëruar se çdo veprim që rrezikon jetën e punonjësve të policisë dhe qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin. Gjatë protestës sotme, punonjësit e Policisë shtetërore janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj. Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.