Kronikë

Përplasje dhe akte dhune gjatë protestës në Tiranë, 5 policë të plagosur

2 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Protesta e së shtunës në Tiranë u shoqërua me përplasje dhe akte dhune, duke bërë me dije se pesë punonjës policie mbetën të plagosur. Policia e Shtetit ka nisur hetime për rastin dhe ka pezulluar nga detyra një punonjës policie.

Foto nga burimi: Përplasje dhe akte dhune/ Policia: Pezullohet nga detyra efektivi i “Shqiponja”, 5 punonjës policie të plagosur dje

Protesta e së shtunës në Tiranë u shoqërua me përplasje dhe akte dhune, duke bërë me dije se pesë punonjës policie mbetën të plagosur. Policia e Shtetit ka nisur hetime për rastin dhe ka pezulluar nga detyra një punonjës policie.

Gjatë protestës, punonjës të Policisë së Shtetit u sulmuan me gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri dhe metalikë, lende piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhur me kapsollë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Si pasojë e sulmeve të personave të maskuar dhe të dhunshëm, 5 punonjës policie u plagosën.

Lidhur me incidentin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për lëndimin e të riut gjatë protestës dhe i uron atij shpëtim sa më shpejtë, ashtu si të gjithë qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të Policisë që janë lënduar gjatë protestave në Tiranë.

Ndërkohë, pas publikimit në media të një rasti ku një punonjës policie shfaqet në tejkalim të detyrës dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi nga detyra punonjësin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", inspektor A. K., dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ.

Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe sigurisë së çdo qytetari është një detyrim parësor i Policisë së Shtetit dhe do të hetohet me paanshëri e profesionalizëm çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës.

Respektimi i ligjit, proporcionaliteti në përdorimin e forcës dhe përgjegjësia individuale janë parime të panegociueshme në ushtrimin e detyrës policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të mos tolerojë asnjë veprim që bie në kontradiktë me ligjin, me të drejtat e qytetarëve dhe me standardet profesionale që duhet të udhëheqin punën e çdo punonjësi të saj.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.