"Shpresa e Erjon Vishkullit për shikimin: Shqipëria është e jona!"
Erjon Vishkulli, gazetar shqiptar, është goditur me një plumb gome gjatë protestës në Tiranë dhe është transportuar në një spital në Romë për të marrë trajtim më të specializuar.

Erjon Vishkulli, gazetar shqiptar, është goditur me një plumb gome gjatë protestës në Tiranë dhe është transportuar në një spital në Romë për të marrë trajtim më të specializuar. Ai rrëfen se ndodhej rreth 30 metra larg forcave të policisë kur papritur u godit dhe se pas vetëm dy hapash u rrëzua në tokë. Plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e tij të majtë, duke i shkaktuar dhimbje të forta dhe duke e lënë të pasigurt për pasojat që mund të ketë dëmtimi në shikimin e tij. Vishkulli vazhdon të ketë dhimbje të forta dhe ende nuk e di nëse do të arrijë ta rikuperojë plotësisht shikimin. Ai është siguruar transportimi drejt një spitali në Romë, ku pritet të marrë trajtim më të specializuar mjekësor. Pavarësisht dhimbjeve dhe pasigurisë për të ardhmen e shikimit të tij, Erjon Vishkulli e mbyll rrëfimin për gazetarin e Top Channel me një mesazh të shkurtër: "Shqipëria është e jona".