Edi Rama justifikon dhunën e policisë: Si mund të shmangen lëndimet?
Kryeministri Edi Rama ka dalë me një reagim për plagosjen e Erjon Vishkullit, një riut protestues që humbi syrin nga plumbat e gomeve të policisë. Rama fajëson opozicionin, analistët politikë dhe protestuesit, por nuk ka fjalë për brutalitetin policor.

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një reagim për plagosjen e Erjon Vishkullit, një riut protestues që humbi syrin nga plumbat e gomeve të policisë. Rama fajëson opozicionin, analistët politikë dhe protestuesit, por nuk ka fjalë për brutalitetin policor. Ai ka pyet: "Si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?" Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tani edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie dhe me gjakderdhje. Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste? Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbane alarmi për të gjithë, por mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo me zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individesh, nga kriminelë, te djem të paditur dhe deri te fëmijët e mitur. Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si dhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqperdorin si të t'erbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: "Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e rendjek Shqipërinë qysh në 1912-në, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritën! Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ka më shumë se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni."