Protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit: Grumbullimi i protestuesve në gatishmëri të plotë
Protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit është një vazhdim i protestave të mëdha që u zhvilluan dje, të cilat u shoqërua me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Një ditë pas protestave kombëtare që u shoqërua me përplasje dhe 23 persona të plagosur, studentët dhe qytetarët po mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit. Grumbullimi i protestuesve përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ka nisur pas orës 14:00, të thirrur caktuar për tubimin e sotëm.
Forcat e policisë janë pozicionuar në anën tjetër të godinës, ndërsa në rrugë qëndrojnë edhe autobotë me ujë, në kuadër të masave të sigurisë. Protesta e sotme vjen vetëm një ditë pas protestave kombëtare të zhvilluar dje, e cila u shoqërua me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Sipas të dhënave të raportuara, nga incidentet e një dite më parë mbetën të plagosur 23 persona. Mes tyre është edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili raportohet se u godit në sy me plumb gome. Pas tensioneve të një dite më parë, mbetet për të parë se si do të zhvillohet tubimi i sotëm dhe nëse do të ketë sërish përplasje mes protestuesve dhe policisë.