Kronikë
VIDEO-Rama vendosi “karriget e dialogut”, protestuesit i vënë zjarrin
Protestuesit studentë kanë mbërritur para godinës së kryeministrit Edi Rama për të mbajtur një marshim dhe të shenuat ditën e 13-të të protestës.

Disa qindra të rinj mbërritën para godinës së Kryeministrisë për të mbajtur një marshim dhe të shenuat ditën e 13-të të protestës. Pas kësaj, ata zhvendosën të ashtuquajturat "Karrige të Dialogut", vendosura para hyrjes së godinës nga kryeministri Edi Rama. Më pas, protestuesit i grumbulluan karriget në mes të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku edhe i vunë zjarrin.