Protestuesit i lënë dy mundësi Ramës në tryezën e dialogut
Protestuesit kanë dërguar një mesazh të ri kryeministrit Edi Rama, duke i paraqitur dy mundësi në tryezën e dialogut që ai ka propozuar përpara Kryeministrit.

Protestuesit i kanë dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i paraqitur dy mundësi në tryezën e dialogut që ai ka propozuar përpara Kryeministrit. Në një pankartë të vendosur përpara kordonit të policisë, ata kanë shkruar: “Rama, zgjidh: ose arrest në shtëpi, ose në qelë!” Mesazhi vjen pasi protestuesit refuzuan ofertën e kryeministrit për dialog, duke u vënë flakën disa prej karrigeve që ai kishte nxjerrë përpara godinës së qeverisë. Në vend të bisedimeve, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ndërsa me pankartët e vendosur përpara Kryeministrit kanë përsëritur kërkesën për arrestimin e tij. Protesta e kësaj të dielës shënon ditën e 13-të të tubimeve kundër qeverisë. Me herët, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, ku disa prej tyre hodhën gurë drejt godinës, përpara se të zhvendoseshin drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimeve janë dëgjuar edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit.