Aktualitet
Protestuesit shpërndajnë leukoplaste për sytë për Erjon Vishkullin
Protesta e kësaj të dielës para Kryeministrisë ka sjellë një tjetër moment simbolik solidariteti për Erjon Vishkullin.

Protesta e kësaj të dielës para Kryeministrisë ka sjellë një tjetër moment simbolik solidariteti për Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin i cili mbeti i lënduar rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me plumb gome në sy. Disa protestues gjithashtu kanë shprehur solidarizimin e tyre ndaj Erjon Vishkullit me thirrje dhe me shkrime në bluza. “Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, shkruhej në bluzat e disa protestuesve.