Aktualitet

Bayerni i Mynihut fiton pa Kompany, Hoffenheimi i shqiptarëve i jep leksion Bayer Leverkusen

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Bayerni i Mynihut fitoi në kampionatin gjerman të futbollit, ndërsa Hoffenheimi i shqiptarëve i jep leksion Bayer Leverkusen.

Foto nga burimi: Bundesliga/ Bayerni rigjen fitoren pa Kompany në stol , Hoffenheimi i shqiptarëve i jep leksion Bayer Leverkusen

Bayerni i Mynihut fitoi në kampionatin gjerman të futbollit, ndërsa Hoffenheimi i shqiptarëve i jep leksion Bayer Leverkusen. Bayerni i Mynihut, pa trajnerin Vincent Kompany në stol për shkak të problemeve shëndetësore të këtij të fundit, u imponua Freiburgut në fushën e këtij të fundit duke e mundur me rezultatin 3-1 dhe shkon në 17 pikë në krye të renditjes së bashku me Borussia Dortmund. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të bavarezëve. Kampionët e Gjermanisë pritën vetëm 16 minuta për të marrë avantazhin me Upamecano që shfrytëzoi në maksimum një asist të Michael Olise. Ndërsa vetëm pak minuta nga fundi i pjesës së parë, Bayerni i Mynihut shënoi edhe golin e dytë, këtë radhë me Serge Gnabry që u shërbye mjaft mirë nga Nathaniel Broën. Freiburgu rihapi llogaritë në minutën e 83 falë autogolit të Bischof për të shkurtuar diferencën në 2-1. Por Bayerni e gjeti sërish golin, pikërisht në minutat shtesë të sfidës duke shënuar me Olise për të fiksuar fitoren 3-1 të ndeshjes. Në ndeshjen tjetër Hoffeheimi i dha leksion Bayer Leverkusen teksa e mposhti me rezultatin e pastër 3-0. Skuadra ku aktivizohen dy futbollistët shqiptare Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani e zgjidhi këtë ndeshje në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0. Andrej Kramaric zhbllokoi rezultatin me një penallti të fituar nga Fisnik Asllani duke i dhënë avantazhin 1-0 Hoffenheimit. Në minutën e 89 Prass shënoi golin e dytë për Hoffenheim dhe më pas u ndëshkua me karton të kuq. Por kjo nuk e ndaloi Hoffenheimin që të shënonte sërish në minutat shtesë këtë radhë me Moerstedt për të fiksuar fitoren 3-0.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.