Bayern fiton dhe ngjitet në krye, shkëlqen Olise
Bayern Munich fitoi ndeshjen e javës së shtatë në Bundesliga, duke mposhtur Freiburg me rezultatin 1-3. Kjo fitore i ngjiti Bayern në krye të klasifikimit me 17 pikë, po aq sa Borussia Dortmund.

Bayern Munich ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesliga, duke mposhtur skuadrën e Freiburg me rezultatin 1-3 në ndeshjen e javës së shtatë. Kjo fitore i ngjiti Bayern në krye të klasifikimit me 17 pikë, po aq sa Borussia Dortmund.
Ndeshja u drejtua nga ndihmëstrajneri Aaron Danks, pasi tekniku belg Vincent Kompany u dërgua në spital pas një kolapsi të pesuar gjatë stërvitjes së të premtes. Bayern Munich arriti të zhbllokojë takimin në minutën e 16-të, kur mbrojtësi Dayot Upamecano finalizoi saktë një kundërsulm të shpejtë pas një asisti të marrë nga Michael Olise.
Avantazhi i miqve u dyfishua në minutën e 42-të, kur Serge Gnabry shfrytëzoi një pasim nga Nathaniel Brown për të mposhtur portierin vendas Mio Backhaus. Në pjesën e dytë, ritmi i lojës pësoi rënje, por vendasit arritën të ngushtojnë diferencën në minutën e 82-të falë një autogoli të shkaktuar nga Tom Bischof gjatë një tentative për të bllokuar një krosim të rrezikshëm.
Freiburg tentoi të gjejë golin e barazimit në minutat e mbetura, duke rrezikuar me një goditje me kokë nga Matthias Ginter, e cila u ndal nga portieri Jonas Urbig. Megjithatë, ishte Michael Olise ai që vulosi shifrat përfundimtare në 1-3, duke dërguar topin në portën e boshatisur nga distanca pasi portieri kundërshtar e kishte braktisur zonën e tij.