Rama: "Unë nuk gënjej" për trajtimin e të riut plagosur në protestën e shtunës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e një të riut që u plagos në protestën e shtunës, duke publikuar reagimin e të vëllait të tij.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri për rastin e një të riut që u plagos në protestën e shtunës, duke publikuar reagimin e të vëllait të tij. Në një videopostim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se nuk gënjej kur thotë se është marrë personalisht me dërgimin e të riut në një klinikë të specializuar në Itali dhe me mbështetjen e buxhetit të shtetit. "Unë nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara", shkruan Rama.