Sherr mes të rinjve në Korçë: 19-vjeçari plagosur, autori arrestuar me precedentë penalë
Një konflikt mes të rinjve në Korçë përfundoi me plagosjen e një 19-vjeçari, i cili është në spital. Autori i plagosjes, një 23-vjeçar, u arrestua nga policia dhe u gjet me një sasi lende narkotike.

Një konflikt mes të rinjve në Korçë përfundoi me plagosjen e një 19-vjeçari. Ngjarja ndodhi pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë mbeti i riu me iniciale M.A. Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit bërnë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I. Autori i plagosjes u arrestua nga policia, pasi ka thyer edhe masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi lende narkotike e llojit canabis sattiva. Sa i përket të plagosurit, 19-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka marrë një plagë në kofshë. Nga ana e policisë vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.