Sherr mes të rinjve në Korçë, një 19-vjeçar plagoset me thikë
një 19-vjeçar plagoset me thikë në një konflikt mes të rinjve në Korçë, policia arreston një 23-vjeçar dhe gjeton lende narkotike

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në një konflikt mes të rinjve në Korçë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11, ku i riu me inicialet M. A. ka marrë një plagë në kofshë. Policët kanë ndërhyrë pak minuta pas incidentit dhe kanë arrestuar si autor të dyshuar një 23-vjeçar me inicialet R. I. Sipas të dhënave të policisë, 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Gjatë kontrollit, efektivët i kanë gjetur edhe një sasi lende narkotike të dyshuar cannabis sativa. Ndërkohe, 19-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Mjekët kanë konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e konfliktit dhe motivin që çoi në plagosjen e të riut.