Plagoset 19-vjeçari në Korçë, autorit i dyshuar i kapën pas 23 minuta
një konflikt mes të rinjve në Korçë, plagoset një 19-vjeçar me thikë, autorit i dyshuar i kapën pas 23 minuta

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 11 të qytetit, ku si pasojë është plagosur me thikë 19-vjeçari me inicialet M.A. Pak minuta pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari me inicialet R.I. Autori i plagosjes gjithashtu mësohet se ka thyen edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa. Sa i përket të plagosurit, 19-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plagë në kofshë. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.